Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar një shtyrje të afatit deri më 30 qershor të këtij viti aplikimin në skemën e garancisë shtetërore që synon rimëkëmbjen nga pandemia.

Kërkesa për shtyrjen u bë nga Shoqata Shqiptare e Bankave për të zgjatur afatin e kësaj skeme kredidhënieje në kushtet kur ka ende subjekte të interesuara për të përfituar. Ministria thotë se shtyrja e afatit do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19.

Sipas Shoqatës së Bankave, deri në fund të 2020-s kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit të cilat kanë marrë kredi në total rreth 8.95 miliardë lekë.