Rregullorja për hapjen e garës për drejtuesit e rinj të policisë vendore do të miratohet të mërkurën (16 tetor).

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do t’i dërgojë rregulloren Këshillit të Ministrave për miratim.

Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit.

Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërsa do të ngrihet edhe një komision vlerësimi. 

Drejtorët e policisë vendore do të kenë mandat 3-vjeçar.