Vijon për të tretën ditë me radhë, publikimi i fotove dhe detajeve nga jeta vërtet luksoze e familjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gazetari Bledi Mane, ishte i pari që publikoi këto foto dhe që vijuan më pas duke bërë një zhurmë të madhe në media, rrjete sociale e kafene të ndryshme, si dhe tronditi ‘pak’ jetën e familjes Llalla.

Këtë radhë, Mane ka bërë publike makinat që disponon kjo familje, makina super të shtrenjta e super luksoze, si “Ferrari”, “BMW X6”, “Range Rover”, “Benz 5000” etj., vlerat e të cilave nuk mund të llogariten. Ata janë 4 veta në familje e disponojnë plot 7 automjete.

Duke bërë një status ironik, Mane përshkruan llojet e makinave sikur po shkruan vetë protagonistja, Eni. Sipas tij, djali më i vogël i familjes që është ende i mitur, praktikon makinën e tij “Ferrari” në Durrës, i shoqëruar nga shoferi personal, pasi në Tiranë njerëzit janë llafazanë.

Ja çfarë shkruan gazetari:

S.L.