Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka bllokuar Kuvendin për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Deputetët e Partisë Demokratike u kanë marrë karriget deputetëve, përfshirë edhe atyre të PS, dhe i kanë grumbulluar në foltoren e Kuvendit.
Teksa Garda bllokoi foltoren, deputeti Salianji ka ndezur tymuese në Kuvend.
Pasi e mbajti disa sekonda në duar, e hodhi atë në drejtim të vendit të ministrave.