Deputetët po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga Garda e Republikës.
Burime nga Parlamenti bëjnë të ditur se deputeteve të PD-së, Eleina Qirici, Liljana Elmazi dhe Bedri Hoxha i janë gjetur vezë gjatë kontrollit të tyre.
Thuhet se opozita ka përgatitur një skenar për të bllokuar seancën parlamentare.
Gjatë seancës së sotme pritet të ketë debate edhe për vetë nismat e PD-së për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore.





