Deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit nuk u lejuan të hyjnë në Kryesi këtë të hënë.
Garda u mbylli derën, por deputetët opozitarë gjetën zgjidhje alternative.
Pas disa minutash përplasje dhe debate në trotuarin jashtë Kryesisë, ata zgjodhën që të hynin nga dritarja. Fillimisht u futën deputetët Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Flamur Noka e Ervin Salianji.
Më pas erdhën disa punonjës të Gardës që nuk lejuan ngjitjen e deputetëve të tjerë.
Në dritare doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha që tha se deputetëve të opozitës nuk po iu lejohet të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.