29 prill 2015 – Gardiani i burgut të Rrogozhinës humb jetën poshtë maunes. Shpëtim Gjuzi, 45 vjeç, ishte vetëm 20 metra larg godinës së burgut, duke udhëtuar me biçiklete, kur është përplasur nga mjeti i tonazhit të rëndë. Dyshohet se viktima ka humbur drejtimin e biçikletës, pasi po fliste në telefon. Shoferi i maunes është ndaluar dhe po merret në pyetje nga policia.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”