Një punonjës i Gardës së Republikës, Henri Haxhiaj, ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit ditën e sotme në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.

Bëhet e ditur se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së “BBV”, Sheila Haxhiraj.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij.

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.“– njoftoi policia.