Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në një nga autostradat italiane.

Gara e çmendur me makina e dy të rinjve nga Kosova, me precedent penalë, ka shkaktuar vdekjen e një 53-vjeçari italian që po kthehej në shtëpi.

Sipas medieve lokale, dy të rinjtë kosovarë po bënin në autostradë garë me makinat e tyre Audi A3 dhe Alfa 147.

Ndërsa po tentonte të parakalonte, drejtuesi i automjetit Audi A3 është përplasur me makinën Ford Fokus, me të cilën po udhëtonte shtetasi italian.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe 21-vjeçari kosovar K.K., që drejtonte Audi-n.

Ai është dërguar në spital nga dy shokë të tij dhe pikërisht aty i janë vënë prangat nga policia.

Në pranga ka rënë edhe 26-vjeçari B.E., që drejtonte automjetin Alfa 147.