Një shqiptar është arrestuar mes Fiorenzuola dhe Alseno pas një ndjekjeje me makinë nga policia italiane. Dy bashkëpunëtorët e tij arritën të arratiseshin, ndërsa në makinë policia gjeti para dhe bizhuteri të vjedhura.

Makina tip “Audi Q3”, ishte kapur nga një patrullë e Karabinierëve dhe nuk u ndal, por përkundrazi përplasi makinën e shërbimit për të shpëtuar me shpejtësi marramendëse derisa u përplas me një shtyllë.

Të tre, të padëmtuar, u larguan në këmbë në fusha por policia arriti të kapte njërin prej tyre. 40-vjeçari shqiptar ishte dëbuar me shoqërim në kufi vetëm pak javë më parë, por siç duket ai ishte ende në territorin italian. Banda, e cila kishte në përdorim makinën e marrë me qira në Zvicër, e zëvendësonte targën e zakonshme me një të vjedhur herë pas here në zonën e Piacenzës, sa herë që përgatiteshin për të kryer vjedhje.

Shqiptari i arrestuar akuzohet për kundërshtim të zyrtarit publik dhe rihyrje të paligjshme në territorin e shtetit, vjedhje të targës dhe tentativë për vjedhje të një shtëpie në Carpaneto.