Kapiteni Harry Kane është rikuperuar nga një dëmtim i shpinës dhe po “pret me padurim” të udhëheqë Anglinë në Euro 2024, thotë trajneri Gareth Southgate.

Sulmuesi u zëvendësua në gjysmën e dytë të ndeshjes gjysmëfinale të Champions që Bayern luajti kundër Real Madridit dy javë më parë.

30-vjeçari ndjehu dhimbje në shpinë dhe më pas humbi dy ndeshjet e fundit të sezonit në Bundesligë.

Trajneri në largim i Bayernit, Thomas Tuchel tha se Kane po vuante nga një “bllokim i plotë” dhe po luftonte për të lëvizur.

Megjithatë, Southgate thotë se sulmuesi i tij kryesor është gati.

“Kane është mjaft i qetë për këtë. Mendoj se është marrë një vendim i arsyeshëm nga Bayern për të mos e shtyrë për të luajtur ndeshjet e fundit në Bundesligë. Problemet e shpinës thjesht mund të ndodhin, edhe nga udhëtimi apo diçka tjetër – por kjo nuk është diçka për të cilën ne jemi të shqetësuar në këtë moment. Kuptimi ynë për këtë është se është diçka që është shumë e qartë tani” tha Southgate.

Ndërkohë trajneri i Anglisë ka lënë jashtë skuadrës për Euro 2024, disa lojtar me kontribut të madh në kombëtare si:

Marcus Rashford, Ben Chilwell, Reece James, Jordan Henderson, Dom Solanke, Nick Pope, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Levi Colwill dhe Kalvin Phillips.