Ish garuesja e spektaklit për Mis Kalifornia 2012, 24 vjeçarja Miranda Brajant, vendosi që për mediat të ndajë përvojën e saj të hidhur kur ajo ishte e shfrytëzuar nga një agjent i modës për karrierë të bujshme, nëse vendoste të flinte me të.
Pasi u nda nga i dashuri i saj ajo u shpërngul në Tenesi të Los Angeles-it.
Miranda Brajant mendoi se kandidatura për Mis i Kalifornisë do të ishte mundësi e mirë për karrierën e saj.
I dërgoi fotografitë e saj dhe menjëherë e thirrën në takim, ku u njofh me Erik De Sando, bashkëthemelues i ndërmarrjes "Chase the Crown", që i përgatiste vajzat për garën e Miss Kalifornisë.
De Sando ishte prezantuar si agjent i rangut të lartë që merrej me këtë profesion.
Në Hollivud punon për më shumë se 20 vite, kurse Mirandës i premtoi famë dhe pasuri, duke i thënë se do t'ia ndërrojë jetën përgjithmonë, me kusht që të jetë e mirë me të.
"Ke flokë të arta, ti je vajzë e artë. Je e veçantë" i thoshte agjenti Mirandës dhe ajo i kishte besuar.
"Më premtoi se do të më lidhë me disa miq të tij të show bizit.
Më tha se edhe ai do të më ndihmojë nëse e ndihmoj unë atë", tregon Miranda e cila në 8 muaj lidhje me De Sandon ka pasur marrëdhënie së paku një herë në muaj.