8 gusht 2015 – Egzon Gashi, lojtari kosovar që erdhi me aq bujë tek Teuta në ditët e para të korrikut, nuk do të jetë më pjesë e durrsakëve. Këtë e kanë vendosur drejtuesit e skuadrës, duke qenë të pakënaqur nga serioziteti që lojtari ka treguar me ekipin. Presidenti Edmond Hasanbelliu shprehet se:
“Jam i zhgënjyer nga sjellja që ky lojtar ka treguar ndaj skuadrës. Ai u largua nga faza përgatitore në Bullgari duke pasur dhe lejen tonë për shkak të ceremonisë së martesës që do të realizonte në Kosovë. Iu dha leje dhe një pagesë, më pas lojtari jo vetëm që nuk është kthyer në kohe, por priste që të vinte në Durrës pasi ne t'i dërgonim një pjesë tjetër lekësh. Kjo sjellje nuk është aspak korrekte ndaj ekipit tonë, ndaj më mirë ta mbyllim pa u nisur mirë se sa të kemi probleme më vonë”, përfundon prononcimin e tij Hasanbelliu lidhur me Gashin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/