Italia regjistroi 39.811 raste të reja të koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, që është rritja më e lartë njëditore që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 902.490.

Italia regjistroi gjithashtu 425 vdekje që ndërlidhen me COVID-19, duke arritur në gjithsej 41.063 viktima, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Rajoni i Veneto-s ka regjistruar nje rekord te ri me 3.815 raste te reja ne 24 ore duke e çuar numrin total ne 75.907 te prekur.