Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19, por me një ritëm më të ulët.

Numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4,990,470, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 324,990. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 1,961,385.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1,570,583 të infektuar dhe 93533 të vdekur nga Covid-19.

Rusia ka kaluar në vendin e dytë me 299,941 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 2837 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e treta ku në total ka 278,803 raste dhe 27,778 të vdekur.

Brazili ka kaluar në vendin e katërt me 271,885 raste dhe 17,983 të vdekur.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 248,818 raste dhe 35,341 të vdekur.

Në vendin e gjashtë renditet Italia me 226,669 raste dhe 32,169.

Franca renditet pas Italisë me 180,809 raste dhe 28,022 të vdekur nga Covid-19.