TIRANE, 05 mars 2013 – Është dorëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dosja për ekstradimin e Arben Frrokut. 

Dosja e përgatitur nga Krimet e Rënda pritet t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë për vijimësinë e procesit. Bashkë me dosjen e Arben Frrokut është dorëzuar dhe dosja e nipit të tij, Jak Jaku, i cili u arrestua bashkë me të nga forcat e shtetit grek në Selanik. 

Frroku dhe Jaku u arrestuan si të dyshuarit kryesorë për përfshirje në atentatin ndaj ish-kreut të komisariatit të Kombinatit në Tiranë, Dritan Lamaj më 24 shkurt. Më 1 mars dy të akuzuarit u njohën me akuzat si dhe nisjen e procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/