Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap në flagrancë teksa shpërndante kokainë.
Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar shtetasi Fatjon Naçi, 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





