Policia Bashkiake do të fitojë kompetenca lidhur me rregullimin e trafikut rrugor.
Një projektligji i ri i jep policisë bashkiake më shumë kompetenca, në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia rrugore shpesh për shkak të ngarkesës krijon mangësi në mbikëqyrjen e të gjithë territorit dhe kjo nismë ndoshta do i vijë në ndihmë.
Policia e Shtetit ka kërkuar prej kohësh që në ndihmë të saj për sigurinë publike dhe sigurinë rrugore të jetë edhe Policia Bashkiake. Siç duket, tashmë, zyrtarisht, Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj i cili është në fazën e konsultimit publik dhe parashikon që policitë bashkiake të kenë më shumë kompetenca se nga ato që kanë aktualisht.