Me shterimin e listës së parë prioritare me 57 prokurorë dhe gjyqtarë të niveleve të larta, përkatësisht edhe kandidatë për dy organet kryesore të drejtësisë së re, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka marrë nën kontroll një listë të dytë me 144 prokurorë dhe gjyqtarë. 36 prokurorë dhe gjyqtarë janë përcaktuar me anë të shortit më 17 shtator 2018, ndërsa 108 prokurorë dhe gjyqtarë janë përcaktuar me anë të shortit nga KPK nga data 18 janar 2018 deri në datën 16 maj 2018.

Prokurorët dhe gjyqtarët po verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Në grupin e dytë mungon sërish emrin i gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe i Kolegjit Zgjedhor, i përfolur për shkak të pasurisë. Gjin Gjoni konsiderohet si njeriu më me fat i drejtësisë sa herë ‘hidhet shorti’ për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të ndryshme apo gjykimin dosjes të rëndësishme. Në mënyrë të ‘rastësishme’ Gjin Gjoni u zgjodh edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ndonëse ish-anëtari i KLD, Sokol Çomo, hidhi dyshime të forta sa i takon procedurës së zgjedhjes.

Nga ana tjetër, Gjin Gjoni, u ka shpëtuar deri më tani të gjitha shorteve të hedhura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për përcaktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t’i nënshtrohen Vetingut. Ndërkaq, shorti i fundit i KPK ka përzgjedhur gjyqtarin e Apelit Tiranë Agim Bendo, gjyqtarin e Apelit Tiranë Alaudin Malaj, gjyqtarin Astrit Haxhialushi, Artur Kalaja, Andi Civici etj. Gjyqtari i Apelit Astrit Haxhialushi është aktualisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në javët në vijim gjyqtarët e lartpërmendur do të paraqiten para trupave gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar ndaj tyre. Në bazë të gjetjeve të konstatuara, Komisioni do të vendosë konfirmimin në detyrë ose shkarkimin e tyre nga detyra. 

Prokurorët 

Pjesë e listës së dytë me njerëzit e drejtësisë që po i nënshtrohen Vetingut është edhe Elisabeta Imeraj, e cila është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Imeraj ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pjesë e listës janë gjithashtu edhe prokurorët  Eugen Beci, Arenc Çela, Olsian Çela, Behar Dibra, Njazi Seferi, Klodian Braho, Edvin Kondili, Blerim Tominaj etj. Gjatë hedhjes së shortit është përzgjedhur për t’iu nënshtruar Vetingut edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës, pasi zëvendësoi në këtë detyrë Besim Hajdarmatajn. 

144 prokurorët dhe gjyqtarët që po i nënshtrohen Vetingut 

  1. Arenc Çela, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  2. Olsian Çela, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  3. Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  4. Njazi Seferi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  5. Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  6. Elisabeta Imeraj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  7. Përparim Kulluri, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  8. Doloreza Musabelliu, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  9. Eugen Beci, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  10. Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  11. Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  12. Blerim Tominaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  13. Vladimir Mara, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  14. Manjola Kajana, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  15. Pranvera Hoxha, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  16. Sonila Muhametaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
  17. Agim Bendo, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  18. Alaudin Malaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  19. Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  20. Artur Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  21. Artur Gaxhi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  22. Asim Vokshi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  23. Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  24. Edlira Petri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  25. Elbana Lluri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  26. Elona Toro, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
  27. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
  28. Astrit Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
  29. Hajrie Muçmata, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
  30. Anita Mici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit  Durrës
  31. Arben Vrioni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit  Durrës
  32. Arjan Balliu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit  Durrës
  33. Brunilda Orhani (Malo), gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë
  34. Irena Brahimi (Papa), gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër
  35. Hysen Aliko, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë
  36. Iliba Bezati, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë
  37. Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED
  38. Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, kandidat për KED
  39. Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër, kandidat për KED
  40. Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë, kandidat për KED
  41. Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  42. Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  43. Rexhep Bekteshi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  44. Regleta Panajoti, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  45. Valbona Bala (Pajo), kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  46. Arta Vorpsi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  47. Elsa Toska, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
  48. Artan Çupi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat
  49. Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë
  50. Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec
  51. Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë
  52. Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë
  53. Halil Vani, kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër
  54. Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës
  55. Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë
  56. Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës
  57. Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë
  58. Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet
  59. Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier
  60. Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë
  61. Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë
  62. Sulejman  Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan
  63. Sandër Simoni Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda
  64. Astrit Shema Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë
  65. Eriol Roshi Kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë
  66. Mariana Velçani Kryetare e Gjykatës Administrative Durrës
  67. Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër
  68. Sokol Ibi Kryetar i Gjykatës Administrative Korçë
  69. Valbona Durraj Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër
  70. Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë
  71. Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër
  72. Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë
  73. Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër
  74. Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë
  75. Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës
  76. Fehmi Petku, kjykata e Apelit për Krimet e Rënda
  77. Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë
  78. Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat
  79. Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër
  80. Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin
  81. Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë
  82. Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë
  83. Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër
  84. Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës
  85. Anton Martini, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër
  86. Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër
  87. Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë
  88. Ardjan Nezha, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan
  89. Artan Madani, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë
  90. Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Tropojë
  91. Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë
  92. Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës
  93. Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë
  94. Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë
  95. Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë
  96. Eloida Goxhaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat
  97. Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier
  98. Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet
  99. Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat
  100. Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë
  101. Simon Pashuku, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë
  102. Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec
  103. Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër
  104. Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin
  105. Besim Hajdarmataj, drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
  106. Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Dibër
  107. Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan
  108. Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë
  109. Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë
  110. Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër
  111. Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë
  112. Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
  113. Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës
  114. Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
  115. Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  116. Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  117. Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  118. Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  119. Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  120. Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  121. Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  122. Nure Dreni, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  123. Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
  124. Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme
  125. Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme
  126. Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme
  127. Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme
  128. Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme
  129. Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme
  130. Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme
  131. Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme
  132. Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme
  133. Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme
  134. Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
  135. Fiona Papajorgji, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese
  136. Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë
  137. Gentian Jahjolli, këshilltar në Gjykatën e Lartë
  138. Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë
  139. Arnisa Këlliçi, këshilltare në Gjykatën e Lartë
  140. Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë
  141. Miranda Nakaj, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit
  142. Ana Golloshi, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit
  143. Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë
  144. Enkel Peza, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative

Marrë nga "Shqiptarja.com"