Policia e Fierit ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Aulon Ilia (Aliaj), banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në sediljen e pasme ndodhej një çantë ku brenda saj kishte një pako me kanabisi.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





