Pas sheshit “Skënderbej”, Tiranës do t’i shtohet një parkim i ri nëntokësor në Bulevardin e Ri, i cili do të rrisë kapacitetet në qendër të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar videon nga parkimi nëntokësor modern për 320 automjete, ku shihet qartë se është pajisur edhe me sinjalistikë horizontale dhe vertikale.
Për të garantuar siguri të plotë, parkimi i ri ka një sistem të posaçëm të hyrje-daljes dhe të monitorimit me kamera, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe instalimit të sistemit të fikjes së zjarrit.
Ashtu si parkimi në sheshin “Skënderbej”, edhe këtu janë vendosur karikues elektrikë për makinat elektrike që mbrojnë ambientin duke sjellë një risi në Ballkan.
Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet për qytetarët më 20 qershor ora 20:30 përmes një ceremonie të veçantë.