Në këto ditë izolimi, lajmi se çadrat e para kanë nisur të vendosen në bregdetin e Adriatikut është ajo çfarë kemi nevojë të dëgjojmë e lexojmë!

Ndonëse koronavirusi ende vazhdon të rrezikojë shëndetin tonë, sezoni i verës është në prag.

LSA ka publikuar disa foto të shkrepura në Malin e Robit në Golem ku disa punëtorë kanë thurur dhe vendosur në rërë çadrat e para.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, distanca mes tyre do jetë e madhe, mbi një metër larg nga njëra-tjetra për shkak të pandemisë së COVID-19 që ka paralizuar prej kohësh jetën tonë normale.

Pritet që Shqipëria të mos e humbasë këtë sezon turistik, madje do mund të presë turistë vendas dhe të huaj më herët se vendet e tjera duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit social sipas ministrit të Turizmit, Blendi Klosi.

Shijoni më poshtë fotot shpresëdhënëse për ditët me diell dhe det që na presin. Sa i përket festave të çmendura me shkumë dhe alkool në plazh, ju ftojmë të rishikoni më mirë fotot e verës së kaluar, por pa lot në sy!