Shqipëria kryeson rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt në krahasim me vitin 2019.
Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në platformën “X”, shkruan se Shqipëria është e hapur dhe gati për të mirëpritur botën.
“Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenar të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt në krahasim me vitin 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”,-shkruan Rama.