• Universiteti “Aleksandër Moisiu” pritet të zgjedhë rektorin e ri, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të Prof.Dr. Mit’hat Memës, i zgjedhur dy herë në postin e rektorit të UAMD-së.

Mësohet se Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka dërguar për rishikim projekt-rregullloren e re “Për organizmin e zgjedhjeve të para për Autoritetet dhe organet drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, e cila brenda datës 7 Mars 2016 do të dërgohet në Ministri me propozimet konkrete, sipas dispozitave ligjore në fuqi. Kancelari i këtij Universiteti, Ulpian Hoti, bën të ditur për gazetën “Bulevard” se, “ Është kompetencë e Ministrisë së Arsimit që pas miratimit të plotë të Rregullores të shpallë datën e zgjedhjeve për organet drejtuese të Universiteteve.  Në proces zgjedhor do të hyjnë organet drejtuese të UAMD-së, duke filluar nga Rektori, Dekanët, Përgjegjësit e Departamenteve dhe Anëtarët e Senatit Akademik. Dhe menjëhërë nga shpallja e datës së zgjedhjeve, brenda afatit të përacaktuar në rregullore(tre ditë), krijohet Komisioni i Zgjedhjeve Institucionale(KZI).”

Në Universitetin  “Aleksandër Mosiu” Durrës do të zhvillohen zgjedhjet për gjashtë fakultetet:

-Fakulteti i Biznesit

-Fakulteti i Edukimit

-Fakulteti i Informatikës (IT)

-Fakulteti i Shkencave Poliktike-Juridike

-Fakulteti i Studimeve Profesionale

-FASTIP

Kancelari, Hoti, sqaron"në proçes votimi do të marin pjesë  pedagogët e brendshëm që japin mësim  me kohë të plotë pranë këtij  Universiteti, të cilët duhet të jenë bërë pjesë e stafit deri në vitin akademik 2014-’15, ndërsa përjashtohen nga pjesmarrja në votim të gjithë pedagogët që kanë nisur mardhëniet me UAMD-në në vitin e fundit akademik, pra 2015-’16".

Për zgjedhjen e Rektorit të UAMD-së, do të votojnë

  • Stafi Akademik (sipas sqarimit të mësipërm) 

  • studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve(vota e të cilëve do të përbëjë 10 %, të vlerësimit);

 Për zgjedhjen e Dekanëve të fakulteteve do të votojnë pedagogët dhe studentët dhe për Përgjegjësit e Departamenteve do të votojnë stafi akademik. Në nenin 4, pika 6 e rregullores thuhet se

“ Të drejtën për t’u zgjedhur si autoritet drejtues akademik i Institucionit të Arsimit të Lartë Publik e ka çdo anëtar i personelit akademik që nuk ka fituar, në të njëjtin funksion dhe nëtë njëjtin institucion, dy mandate të njëpasnjëshme apo të ndara, të fituara sipas ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar. Në kuptim të neneit 131, pika 3 të ligjit80/2015, mandat i fituar konsiderohet çdo mandat që është fituar nëpërmjet një procesi zgjedhor pavarësisht nga kohëzgjatja e tij.”,

që  do të thotë se Rektori Aktual, i vetmi që ka njohur që nga hapja e tij Universiteti i Durrësit, nuk e gëzon të drejtën për t’u bërë pjesë e garës.

Ndërkohë neni 20 i kësaj rregulloreje, thotë se Kriteret për rektor të institucionit publik të arsimit të lartë, duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në këtë rregullore dhe në ligjin nr 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në RSH”.

Kandidatët për rektor të institucionit publik të arsimit të lartë, duhet të mbajnë titullin “Profesor” dhe mund të vijë nga radhët e personelit akademik të institucionit të arsimit të lartë ose jashtë tij. Po ky nen i rregullores  “Për organizmin e zgjedhjeve të para për Autoritetet dhe organet drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në pikën 5 thotë se “Nuk mund të kandidojnë për rektor të institucionit publik të arsimit të lartë, kandidatët që kanë qënë rektor të zgjedhur për dy herë ose më shumë mandate, të njëpasnjëshme apo të ndara në të njëjtin institucion ku do të kandidojnë. Në numrin e mandateve, sipas kësaj pike, përllogariten mandatet e fituara sipas ligjit 9741, datë 21.5.2007, Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe të gjitha mandatet e tjera në vijim të fituara pavarësisht kohëzgjatjes.

/Gazeta Bulevard/