Gjirokastër, 18 qershor 2014 – Hashash? Deri tek priza elektrike në mur. Kjo është një panoramë brenda banesës së “Gatjas” së Lazaratit ku ndodhet ekipi i News24.
Pistoleta, radiomarrëse, fishekë automatiku, granata, kanabis bimë, kanabis i presuar, kanabis farë, makina me targa false janë gjetur në shtëpinë e Ramazan Mahmutaj, i njohur me epitetin “Gatja” i Lazaratit.
Por nga ana tjetër “Gatja” vetëdeklarohet i pafajshëm. Ai tha se është një bari i thjeshtë që ditën e aksionit të poilcisë ishte me bagëti në male. “Gatja” thekson se është viktimë i politikës.
Të njëjtën gjë deklaron edhe motra e tij, Behanime, sipas të cilës vëllai i sa ka qenë me lopë në mal dhe nuk ka qëlluar kundër policisë. Po sipas motrës, Gatja ka disa krerë lopë dhe nuk ka mbjellë kurrë në jetën e tij kanabis.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





