Trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo ka humbur durimin me lojtarin e tij Hirving Lozano në seancën e sotme stërvitore para finales së nesërme të Kupës së Italisë kundër Juventusit.
Sipas mediave italiane, lojtari meksikan nuk është impenjuar sa duhet gjatë përgatitjeve të fundit, ndërsa i ka munguar dhe përqëndrimi në seancën e sotme stërvitore.
Duke parë sjelljen e ish-futbollistit të PSV Eindhovenit, Gatuzo i ka kërkuar të largohet nga stërvitja.24-vjeçari nuk është aktivizuar që prej muajit shkurt për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së përkushtimit në përgatitje.
E ardhmja e Lozanos te Napoli duket se nuk do të zgjasë shumë, pasi është pranë largimit nga kampi i kaltër.





