E ardhmja e Gatuzos tek skuadra e Napolit nuk duket se ka një jetë të gjatë. Në fund të sezonit, trajneri kalabrez ka shumë të ngjarë të thotë lamtumirë dhe të shikojë një eksperience të re.Emri më i përfolur në ditët e fundit për të zëvendësuar Gatuzon tek klubi nga Kampanja është ai i ish-trajnerit të Interit dhe Romës, Luçiano Spaleti.

Trajneri toskan i cili është pa klub prej dy vitesh, bind presidentin e të kaltërve Aurelio De Laurentis dhe kontaktet mes të dyve janë konstante në këtë periudhë, siç raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”.Gjithsesi ardhja e Spaletit në pankinën e kaltër pritet të ndodhë në fundin e kampionatit.