Andrea Pirlo u tërhoq dje përfundimisht nga futbolli i luajtur. Të shumtë ishin mesazhet dhe urimet nga kolegët e tij, por Xhenaro Gatuzo ka zgjedhur një mënyrë speciale për ta kujtuar shokun e tij besnik, me të cilin fitoi shumë trofe.
Ja çfarë thotë Gatuzo për Andrea Pirlon:
"Të më krahasoni mua me Pirlo është njësoj sikur të krahasojmë Nutella me çokollatën. Kur shihja Pirlo në fushë i thosha vetes 'a mund të bëj të njëjtën gjë si ai?' Duhet të ndryshoj profesion. Dukej si një lojtar që qaraman, por ai, me gjithë respektin për të dhe nënën e tij, ishte një bir k… Tallej me mua për muaj të tërë, por ishte argëtuese të qëndrojë pranë tij. Megjithatë, më shumë e kam godituar unë se sa Bad Spencer ka goditur Terence Hill".





