Xhenaro Gatuzo as që ka ndërmend të fshihet pas një fitoreje, por në përfundim të ndeshjes me SPAL-in, trajneri i Milanit hap letrat.
“Një fitore që na duhej, por asgjë nuk ka ndryshuar. Kemi shumë probleme ende dhe nuk mund të bëjmë akoma atë që duam të shprehim në fushë. Këtu duhet të punojmë dyfish më fort se të tjerët, por unë besoj te ky grup dhe kam bindjen se nëse do të qëndrojmë të bashkuar mund t’ia dalim. Higuain më dedikoi golin? Jo, Gonzalo ia doli vetë, sepse ai është një luftëtar, një kampion, një snajper dhe shpresoj që të jetë zhbllokuar përfundimisht, – shprehet Gatuzo, i cili në lidhje me përplasjen e përfolur pas ndeshjes me Frozinonen pranon. – Po, pati një konfrontim, madhe edhe shumë të ndezur e të ashpër, por është normale që të ndodhë. Leonardo dhe Maldini janë drejtuesit e mi dhe të gjithë këtu jemi për të punuar për të mirën e skuadrës. Muriel? Nuk e di nëse është gjetur akordi, por e pranoj se e kemi vlerësuar si blerje të mundshme”.





