Pas disa orësh forcat RENEA kanë mundur më në fund të kapin David Qosen, personin me probleme mendore që qëllonte me armë në ajër dhe që vrau një prej policëve gjatë të shkëmbimit të zjarrit.

27- vjeçari është arrestuar në banesën e tij, pas disa orësh tentativa për t’u dorëzuar dhe pasi në shtëpinë e tij ishtë hedhur gaz lotsjellësz. Ardian Kodra mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me armë që pati sot në fshatin Torovicë, gjatë përpjekjeve për kapjen e shtetasit, David Qosja. Ky i fundit, njihet nga banorët e zonës si person me probleme mendore, ndonëse nuk ka një kartelë klinike për të.