Pas zhvendosjes së protestës nga Kryeministria drejt godinës së Parlamentit, protestuesit janë përplasur me punonjësit e policisë.
Mes tyre u pa edhe deputeti Luçiano Boçi.
Forcat e Policisë po i shpërndajnë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës.
Sipas informacioneve të para nga blutë, deri më tani janë shoqëruar tre protestues lidhur me tensionet e shkaktuara në Kryeministri.
Po kështu, si pasojë e këtyre tensioneve, janë lënduar lehtë disa punonjës të uniformave blu, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.





