Aktori i njohur i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi duket se i kanë dhënë fund martesës. Të paktën në këtë përfundim kanë çuar disa detaje.
Si fillim postimet e aktorit me Irën muajt e fundit kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.
Më pas Gazi u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë. Mungesa e partneres me të cilin është shfaqur shpesh në dalje të tilla tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Sakaq, ajo që i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit është Ira e cila nuk e ndjek aktorin as në Instagram.
Dyshja u martuan në qershor 2019 dhe janë prindër të një djali.