Në bombul gazi për pak sa nuk i morri jetë një gjysheje e cila jeton në zonën e Brrylit në Tiranë. Ai i cili u bë hero i ditës dhe shpëtoi gjyshen nga flakët është pikërisht aktori i humorit Gamend Paja. I cili i është përgjigjur thirrjes për ndihmë të një gjysheje, që ishte tmerruar nga flakët e zjarrit. Flakët kishin nisur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. 

I kontaktuar nga Newsbomb.al, Gaz Paja ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja. Ai ndodhej në një lokal afër në momentin që ka dëgjuar të moshuarën të bërtiste “zjarr, më ndihmoni” dhe menjëherë ka vrapuar drejt pallatit.

“Në atë moment pashë gjyshen në pallat. Nja 30-40 vetë po rrinin poshtë pallatit e vështronin. Nuk e imagjinova dot situatën. Nuk e di, por i kam ngjitur shkallët e pesë kateve të pallatit me një frymë. Gjeta një batanije, mora ujë dhe ia hodha përsipër një bombule gazi që po rridhte dhe kishte marrë flakë. Tani kanë ardhur zjarrfikësit, por më e keqa përfundoi.”