Palestinë, 22 korrik 2014 – Përpjekjet diplomatike për ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gaza janë intensifikuar, me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry që është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon në Kajro. 

Sekretari Kerry deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për viktimat palestinezë, edhe pse shprehu mbështetjen për operacionet ushtarake “të përshtatshme dhe legjitime” të Izraelit. 

Ai tha se Amerika po dërgon 47 milionë dollarë ndihma në Gaza, në përpjekje për të lehtësuar krizën humanitare. Konflikti 2-javor ka lënë rreth 600 palestinezë dhe 29 izraelitë të vdekur. Në orët e para të së martës, Izraeli njoftoi se dy anëtarë të tjerë të Forcave Mbrojtëse ishin vrarë, duke e çuar numrin e ushtarëve të vrarë në luftime në 27. 

Dy civilë kanë vdekur gjithashtu. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 13 persona janë vrarë që prej mesnatës, duke e çuar bilancin e viktimave palestineze në 584, që kur Izraeli nisi operacionet ushtarake. I njëjti dikaster deklaroi gjithashtu se 3.640 persona të tjerë janë plagosur. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/