7 gusht 2013 – Në artikullin me titull “Zonja e Hekurt, që nuk dëshiron të jetë e tillë”, gazeta austriake “Der Standard” ka realizuar një profil të shkurtër për ministren e ardhshme të Mbrojtjes, ekonomisten Mimi Kodheli.“Der Standard” shprehet se ajo është një nga shembujt, që tregon se Shqipëria bën një hap përpara drejt barazisë gjinore. Gazetarja shkruan se deri tani 48 vjeçarja është marrë në maksimum me çështjen e buxhetit të ushtrisë, por tashmë do të drejtojë politikisht një ministri të rëndësishme të një shteti anëtar në NATO.Prestigjiozja austriake thekson më tej në shkrim se shumë veta do ta shohin atë si “zonjën e hekurt”, por ministrja e re e mbrojtjes nuk e sheh veten si e tillë. Për Kodhelin emërimi i saj dhe femrave të tjera në qeveri përbën një emancipim të rëndësishëm në politikën dhe jetën publike shqiptare.Në përshkrimin që i bën profilit politik të ekonomistes, që pritet të jetë vetëm për pak ditë ministre e Mbrojtjes, “Der Standard” thekson se Mimi Kodheli përfshihet mes atyre njerëzve, që kanë shfaqur besnikëri të pakushtëzuar ndaj liderit të partisë, Edi Rama.
/sot news/





