· Për gazetën MK me 1 milion kopje në ditë, qeveria evropiane e futbollit “ia bëri vetes dhimbjen e kokës. Ka gjasa në një përmasë madje shumë më të madhe se sa mund të përfytyrohet tashmë. Ishte provokim i tyre, ose mangësi e tyre në përllogaritje. Gjithçka do të shkojë shumë më tej”
· “Çështja nuk do të kufizohet me humbjen e parashikuar teknike të Serbisë, skualifikimin e stadiumit dhe tribunat e zbrazur”
DURRËS, 15 tetor 2014 – E përditshmja e Moskës me tirazh rreth 1 milion kopje MK (inicialet për Moskovskii Komsomolets), ka një koment që mban një titull në formë pyetjeje “Trazirat në ndeshjen Serbi – Shqipëri: futboll, politikë, teori konspiracioni apo nacionalizëm?”.
Madje, kjo gazetë print vë në dyshim përpjekjen ruse-serbe dhe jep versionin e saj:
“Ndeshja për Euro-2016 na qenka ndaluar për shkak të vëllait të Kryeministrit të Shqipërisë? "MK"-ja synon të sqarojë arsyet e vëteta të ndeshjes skandaloze”.
Autori shkruan: “Për të qenë i sinqertë: kurrfarë Gjermani-Irlandë dhe Danimarkë-Portugali nuk më interesonin në kontekst të ndeshjes në prag, e para në histori, midis Serbisë dhe Shqipërisë. Dhe, siç doli, intuita nuk gënjeu: loja nuk do të mbahet si lojë. Loja do të mbahet mend për skandalin e pritshëm, sepse në minutën e 41 të pjesës së parë takimi u ndërpre. Kush duhen fajësuar? Tifozët? Lojtarët? Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA)? Apo… nacionalizmi?”
Autori vëren jo pa ironi: “më interesantja: policia serbe ndaloi mbajtje telekomande helikopteri pa pilot… vëllain e Kryeministrit shqiptar!”
MK-ja çmistifikon ngjarjen:
“Demek, politika nuk mund mos fuste hundët në këtë futboll – ishte parashikuar. Politika e Serbisë dhe Shqipërisë”.
Për autorin “ka një tjetër arsye – ajo evropiane…
Rezultati ishte një situatë shumë e çuditshme: UEFA lejoi variantin e përplasjes në një nga grupet të dy këtyre përfaqësueseve. Ndërsa gjithmonë në raste të tilla, ekipet janë ndarë. Armenia dhe Azerbajxhani, klubet e Rusisë dhe Ukrainës – në shortin aktual të Europa League. Po këtu çfarë pengoi?” – pyet MK-ja.
Gazeta me tirazh 1 milion shprehet me qesëndi:
“Ndaj këtij incidenti opinioni publik serb ka një ka një mendim të vetin. Kohët e fundit rinisën negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Dhe disa serbë besojnë se me këtë ndeshje Evropa gjoja “vuri në provë” gatishmërinë e shoqërisë së këtij vendi ballkanik. Dhe fakti që Serbia dhe Shqipëria janë në të njëjtin grup nuk ishte fare rastësi…
Gjithsesi, UEFA ia bëri vetes dhimbjen e kokës. Ka gjasa në një përmasë madje shumë më të madhe se sa mund të përfytyrohet tashmë. Ishte provokim i tyre, ose mangësi e tyre në përllogaritje. Gjithçka do të shkojë shumë më tej …
Dhe çështja nuk do të kufizohet me humbjen e parashikuar teknike (!) të Serbisë, skualifikimin e stadiumit dhe tribunat e zbrazura…”, përfundon kolumni rus.
/përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





