GREQI, 30 mars 2013 – Shtypi grek ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerimin e mëtejshëm për shkak të krizës politike që po trondit vendet anëtare.

Gazeta “Kathimerini” shkruan në një analizë të saj se Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë Evropës, për shkak të krizës që ka kapluar BE-në, raporton Agjencia INA. 

“Në rrethana tjera ekonomike dhe politike zgjerimi sigurisht nuk do të ishte problem. Ekonomia evropiane do të mund të përballonte ngarkesën e vendeve të varfra dhe të dobëta të Evropës Juglindore”, shkruhet në analizën e “Kathimerini”. 

Analiza parashtron një pyetje se kush do të bind gjermanët, holandezët, danezët, finlandezët dhe francez për të futur dorën në xhep me qëllim që Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e familjes evropiane, por që njihen si vende ku ekonomitë dhe strukturat shtetërore janë larg realitetit evropian. 

“Komisioneri i zgjerimit Fyle patjetër duhet t`ia  tregoj të vërtetën, pavarësisht se sa ajo do të jetë e dhimbshme dhe jokorrekte”, përfundon analiza e “Kathimerini”, duke aluduar në vendet e Ballkanit Perëndimor.