“Shqipëria dhe Greqia shtyjnë për një kohë më të përshtatshme zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe”. Kështu shkruan gazeta greke “Kthimerini”, teksa flet për një vendim politik të marrë nga kryeministri Cipras pas stuhisë së reagimeve që shkaktoi marrëveshja me Maqedoninë. Presioni u shtua veçantërisht ditët e fundit kur deputetë të opozitës greke kërkuan thirrjen me urgjencë të Komisionit për politikën e jashtme.

Në një letër drejtuar kreut të këtij Komisioni, Kosta Douzinas ata e karakterizojnë çështjen veçanërisht urgjente për shkak të informacionit  se negociatat me Shqipërinë kanë arritur në një fazë kritike dhe rinegocimini i Marrëveshjes së Zonave Detare ka përfunduar. “Kathimerini”, shkruan se vendimi i Cipas për të shtyrë firmosen e paktit me Tiranën ka për qëllim që shfryrjen  e tensioneve të  brendshme deri në ratifikimin e plotë të marrëveshjes me Shkupin.

Në praktikë, negociatat me palën shqiptare nuk do të ndalen, veçanërisht mes ekipeve negociatore që merren me përpunimin teknik të parashikimeve të Zonat Ekskluzive Ekonomike. “Kathimerini” shkruan më tej se përveç dimensionit politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë janë të komplikuara edhe nga balancat e ndjeshme në politikën shqiptare.

Sipas saj, presidenti shqiptar Ilir Meta duket mjaft skeptik rreth miratimit të një marrëveshje për kufirin detar me Greqinë, ndërsa kryeministri Edi Rama duket të jetë më i gatshëm për të ecur përpara.

E pyetur nga televizori Klan, Ministria e Jashtme shqiptare tha se procesi vijon dhe se palët janë ne komunikim te vazhdueshëm për t0235 gjitha çështjet e paketës me Greqinë.

Takimi i fundit i grupeve negociatore u mbajt javët e fundit në Athinë ku palët janë shprehur optimiste, por pa dhënë detaje për ecurinë e bisedimeve. /tvklan