Në UAMD, studentët kanë nxjerrë online gazetën e parë të këtij universiteti “Kampusi im”, e cila do t’i shërbejë zërit të të gjithë studentëve.
Përgjegjësja e bibliotekës së UAMD-së, Lindita Tepshi thekson se kjo është një risi, e cila u konkretizua falë përkushtimit të një prej studentëve më të mirë, Miri Çela.
Në gazetë përfshihen opinione të studentëve, pedagogëve, punime të tyre etj.
Studenti nismëtar Miri Çela flet për nevojën e kësaj gazete elektronike, ashtu dhe për problemet që trajtohen ne të.
Gazeta është e pavarur nga administrata e UAMD-së.
K.H.





