14 qershor 2015 – Gazeta serbe Blic në lajmin e publikuar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Francë ka shkruar se Shqipëria jo rastësisht ka shënuar rezultate të mira në Grupin I.
Gazeta ka lavdëruar lojën e kombëtares shqiptare kundër organizatorit të europianit të ardhshëm, Francës, ndërsa golin e Ergys Kaçes, e ka përshkruar si një "gol fantastik të shënuar nga një largësi rreth 20 metra".