DURRËS, 10 nëntor 2014 – Gazeta Express në Prishtinë, ka publikuar një lajm sipas të cilit gazeta serbe Kurir, e njohur për gjuhën saj fashiste ndaj shqiptarëve, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Kurir ka publikuar sot disa foto nudo të Edi Ramës, që patën dalë gjatë fushatës për bashkinë e Tiranës në vitin 2007. Po ashtu, duke iu referuar mediave shqiptare, Kurir thotë se "Rama përdor drogë".

Gjithashtu Kurir publikon edhe një video të Ramës, kur si kryebashkiak kishte prerë me sopatë një shtyllë elektrike. Reagimi i gazetës serbe vjen pasi Rama deklaroi sot në Beograd se "pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm".

 

/lapsi.al/