Nga Aleksandër Cangonja
Në ditët e sotme është bërë mjaft e kollajtë të hapur një media apo portal, aq më tepër kur teknologjia e thjeshtëzon më shumë këtë gjë. Por ndryshe ka pas ndodhur rreth para 100 vitesh. Durrësi si qytet sot ka dy ose tre portale dhe nje gazetë lokale në versionin print por fillimet e gazetave të para në qytetin tonë datojnë që në fillimet e shtetit shqiptar. Në vitin 1914 kur Durrësi ishte kryeqytet i vendit dolën dy gazeta: “ZANA” e Milo Duçit dhe ajo “Ushtima e Krujës” e Josif Bagerit, por nuk do kishin jetëgjatësi edhe për shkak të ndodhive që Durrësi dhe i gjithë vendi po kalonte atë kohë.
Gazeta “Shekulli i Ri” i Ilia Llavdës.
Gazeta e parë me botim të rregullt ishte “Shekulli i Ri” e patriotit Ilia Llavda. Fillimet ajo do i kishte në viti 1928, më saktë ajo nis me kërkesën që i bën Ilia Llavda Prefekturës së Durrësit më 15 mars 1928 për të lejuar botimin e kësaj gazete, më poshtë kërkesa e drejtuar Prefekturës:
Durrës, më 15 mars 1928
I nderti Zotni Prefekt,
I nënëshkruemi kam nderin me ju lutë me pas mirësinë me më nxjerë lejen e duhun për me botue, këtu në Durrës, nji fletore nën titullin “SHEKULLI I RI”;
Fletorja në fjalë ka me u-marrun me çashtje ekonomik, literature, industruale hde ngjarje politike të përbotëshme dhe ka me dalë, hë-për-hë, dy herë në javë në 4 faqe; Jam 58 vjeç, lindur në Berat, Doktor në Drejtësië, nënështetas Shqiptar dhe gëzoj të gjitha të drejtat politike dhe qytetare.
Me shprese se leja në fjale ka m’u-dhanë sa ma shpejtë, mbetem me plot nderime.
Dr.Ilia Llavda
Drejtor i përgjegjeshëm
Se ndertës
PREFEKTURËS së DURRËSIT.
Por mbas kërkesës leja do miratohej, dhe të drejtën për ta botuar do merte Shoqëria e famshme “STAMLES”. Në një letër të dërguar drejtorit të gazetës Ilia Llavdës do të shikojmë një pasqyrë sesi do të botohej kjo gazetë. Më poshtë letra:
Durrës, 7-6-2028
Zotni Drejtuer !
U mbushen 48 orë qi me instrukjonet e Z. Juej u nisa nga kryeqyteti. Po atë ditë iu paraqit Z. Dovana i cilli më priti fare mirë. I lajmrova Z. së tij ato qi më kishit porositun. Z. Dovana lajmoj kolegët qi të ndodheshin në redaksi sepse do të shkojshin bashk për të më paraqitun mbas nji vonese nji oret u kandisëm shokët dhe më vend qi të shkojshim me Z.Dovana, ky me shoqëroj me Z. P. Korçari.
Nuk e dij se ç detyrë do të mbajë ky i fundit në fletoren e jonë, vetëm e dij se sot për sot, Z. e tij mbulon vendin e drejtorit.
Tash due me ju lutun Z. Drejtuer me pasë miresin me më lajmue mbi këto pika:
1) Fletorja e jonë a do të dali në gjuhën letrare djalekt të Shqipnis së mesme apo do të jetë ndonji “amalgame” djalektesh të Durrësit, Korçës, Vlonës dge Elbasanit?
2) Mbishikijmi i dorëshkrimevet dhe korizhimi i sprovavet për të qenë të njinjishme si në pikpamje të gjuhës ashtu të teknikës a nuk do t’ishte ma mirë qi të bahen prej nji njeriut?
3) Si mbas marrëveshtjes qi patem në Tiranë jam i ngarkuem me detyrën e kryeredaktorit deri sot (sado qi nuk kamë kalue veçe 48 orë) nuk e dijë të kenë lajmin shokët mbi këtë gja. E dini mirë Z. Drejtuer se me kande me qene se i cilli ne rendin e punën qi i përket. Pra kujtor e do t’ishte mire qi se të cillit prej nesh t’i caktohet detyra e kompetenca. Ku nuk ka jerarki e disiplinë e çmoni vet se sa pak fryte mund të dalin.
4) Z. Dovana nuk më tha asnji send për pranimin ose jo të kushtevet qi patëm lidhë bashk e sado qi “kush hesht e pranon” kishe me diftue me qenë fiksue mbi këtë gja.
5) Vet Z. e juej mi autorizuet qi t’a pajtojmë redaksine në disa fletore e të përkohshme të hueja; por këtë pune si me e krye mbasi nuk e dispozoj dot? A e besoni se as tryeze shkrimi nuk kam mbasi ajo qi ndodhet në dhomen e parë, okupohet prej Z. Korçari !
Gazeta do të botonte për rreth dy vite dhe më pas do mbyllej për shkaqe të ndryshme. Në arkivin e shteti kemi një shkresë e cila na tregon sesi Prefektura komunikon me Bashkinë e Durrësit duke e vënë në dijeni Komiserine se Bashkise e saj për një shkrim të gazetës e cila ishte e rrezikshme. Më poshtë shkresa:
Durrës më 7.VII.928.
Komiseris Bashkis
KËTU
Merni Gazetën Shekull’i Ri Nr 7.d.6. Korrik faqe 3. dhe studjoni Artikullin nen Titull “Hendeqet e Beshterikut” dhe urdhenoni të çduket reziku tue na lajmerue përfundimin.
Zav. Prefekti Durresit.
Ref: Aqsh F.235 Prefektura e Durrësit.
(Foto e gazetës e siguruar nga rrjeti)
Aleksandër Cangonja, Durrës, 20.10.2024.