TIRANE, 4 gusht 2013 – Mysafir dhe mbi 2 metra i gjatë. Kështu e ka cilësuar Edi Ramën gazeta ‘Sabah” gjatë një artikulli ku përcillen detaje nga takimi që kreu i opozitës shqiptare pati me Erdogan. 

Ky titull pikant nuk i ka shpëtuar as Edi Ramës që menjëherë e ka publikuar në rrjetin social, Facebook një kopje të gazetës me përshkrimin ‘Mysafiri 2 metra’ duke e koleksionuar tek e preferuara e tij si kategori, “Photo of the day”. 

“Kryetari i PS, 2.02 metra i gjatë që dikur ka qenë ish-basketbollist”, citohet më tej rreth Edi Ramës në këtë artikull. 

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama zhvilloi në Turqi një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit turk, Taip Erdogan.