Publicisti Mustafa Nano ka reaguar sërish pas replikës së bërë nga vajza e Azem Hajdarit, deputetja e re e PD-së, e cila pas qëndrimit të Nanos për të atin, e quajti atë xheloz dhe se ai do të harrohet shpejt.
Në njëintervistëpër “Panorama”, Nano i përgjigjet edhe kësaj replike.
Vajza e Azem Hajdarit, që është edhe deputete e PD-së, ka bërë një replikë personale me ju, ku ju quan gazetar blogjesh dhe xheloz për aktet e të atit. A keni ndonjë përgjigje?
Shikoni, Azem Hajdari ka qenë babai i fëmijëve të vet, bashkëshorti i gruas së vet, biri i prindërve të vet, vëllai i vëllezërve të vet, miku i miqve të vet. Mirëpo, unë nuk flas për këtë Azem.
Këtë Azem nuk do guxoja kurrë t’ua prekja njerëzve të tij. Jo për gjë, por këtë Azem as që e njoh. Unë flas për atë Azem që më përket edhe mua, për Azemin si personazh i historisë. Kështu që ndërhyrjen e së bijës e gjeta krejt pa vend.
Një personazh i historisë (që duan ta futin me pahir, e me statuja, në panteonin e historisë kombëtare) nuk ka kuptim të mbrohet nga e bija. Nëse është e bija që e mbron, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë.
Lëre pastaj që në këtë mes nuk ka nevojë fare për mbrojtje. Në këtë mes bëhet fjalë për një diskutim publik mbi një personazh që ka lënë pas zhurmë e statuja. Dhe ky diskutim do bëhet ashtu si bëhen të gjitha diskutimet e tjera.





