Një gazetare kiliane u turpërua gjatë një transmetimi LIVE në televizion, pasi i ranë reçipetat teksa ishte në det.

Bernardita Middleton, një gazetare e njohur në këtë vend, ishte duke raportuar në qytetin bregdetar Renaca, kur nga studio e sfiduan që të futej në ujë. Pasi u zhvesh, ajo u zhyt, por këtu ndodh incidenti.

Gjithçka u përcoll me të qeshura nga studio, por në mediet rozë ky ishte lajmi që bëri xhiron e radhës.