ANGLI, 18 shkurt 2013 – Gazetarët e BBC-së kanë hyrë në një grevë 24 orëshe për të kundërshtuar planet për shkurtime masive të vendeve të punës, që sipas, AFP-së, mund të shkaktojë dëmtim të programve.
Punonjësit i janë përgjigjur thirrjes së Unionit Kombëtar të Gazetarëve për të lëshuar punën në mesnatës e së dielës.
Unioni, i cili thotë se do te këtë shkurtime të tjera në korporatë, ka kërkuar nga BBC një moratorium prej 6 muajsh për të gjitha shkurtimet në mënyrë që të mundësohen bisedime dhe negociata.
Në vitin 2004, në BBC kanë humbur punën 7 mijë njerëz, ndërsa deri në vitin 2017, planifikohet shkurtim tjetër i 2 mijë vendeve të punës.