Edi Rama nuk ka dashur të komentojë bisedimet me Metën për reformën në drejtësi dhe arsyen se përse nuk u takua me aleatin e tij qeverisës në takimin ritual të së mërkurës.
“Hajdeni në çadrën time, por në redaksi nuk ju çoj dot”, u thotë Rama gazetareve, duke dashur ta kalojë këtë situatë me batutë.
Biseda është zhvilluar dje në mesditë.