Siç kishin paralajmëruar, një numër gazetarësh kanë protestuar para Kryeministrisë.

Shkak u bë vendimi për ‘riedukim’ i Ramës për gazetarin Klevi Muka.

Gazetarët u grumbulluan para godinës dhe disa kishin mbyllur gojën me ngjitëse, të tjerë mbanin pankarta me mbishkrime si ‘Nuk na mbyll dot gojën të gjithëve’, ‘Çfarë pyetje t’ju bëjmë nesër’ etj.

Në mbështetje të tyre ishte edhe Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa si dhe mjaft qytetarë.