7 janar 2015 –  Edhe gazetarët shqiptarë i janë bashkuar homazheve për humbjen e jetës së 10 kolegëve të tyre dhe dy efektivëve të policisë, në sulmin terrorist në revistën satirike Charlie Hebdo në Paris.

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, bashkë me dhjetëra gazetarë kanë shprehur mbrëmjen e sotme solidaritetin e tyre për kolegët që humbën jetën në Francë në krye të detyrës.

Unioni i gazetarëve shqiptarë ka mbajtur homazhe mbrëmjen e sotme në orën 20:15, në sheshin qendror te Piramida në Tiranë për kolegët e francezes "Charlie Hebdo" që humbën jetën nga akti terrorist në redaksinë, në Paris.