Turqi, 29 prill 2014 – Gazetari pretendon se bëhet fjalë për një gabim drejtshkrimor, por fraza mori kuptim qortues dhe kur bëhet fjalë për kryeministrin Erdogan, ai nuk preket! Rezultati, 10 muaj burg për Onder Aytac. 

Gjatë shkrimit të një fraze në Twitter gazetari turk bën një gabim drejtshkrimor duke shkruar një ‘k’ tepër në fund të një fraze dhe përfundon në burg. Mediat raportojnë se me këtë shkronjë ai i ka ndryshuar kuptimin frazës duke e kthyer në një qortim për kryeministrin Erdogan, prandaj është dënuar me 10 muaj burg. 

Ngjarja ka për protagonist gazetarin Onder Aytac. "Kapat be dershaneleri Ustaaaaammmmk!..ka shkruajtur gazetari ("Jepi fund shefi im"), duke iu referuar vendimit të Erdogan për të mbyllur disa shkolla private të drejtuara nga një organizatë fetare, të cilës i përket edhe gazetari. 

Siç raporton portali Medium, nuk është marrë parasysh justifikimi i gazetarit, i cili ka thënë se bëhej fjalë për një lapsus. Ai është akuzuar për sharjen e zyrtarëve publik në kuadër të punës së tyre. 

Gjykata ka vendosur ta lejë atë në burg për 10 muaj, ndërsa gazetari nuk ka të drejtë ka konvertojë në një formë tjetër këtë dënim. 

Deri para pak kohësh lëvizja fetare Gulen, ku bënte pjesë edhe gazetari mbështeste politikat e Erdoganit, por më pas nisi kjo beteje dhe me sa duket ndëshkimet duhet t’i vuajë gazetari.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/